“Me thikë në zemër”, Agron Llakaj flet pas vdekjes së bashkëshortes: Sëmundja doli…

Views: 403

Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj ka shkruar një mesazh falënderues për të gjithë shqiptarët që “i kanë lehtësuar dhimbjen” pas humbjes së bashkëshortes së tij, Kostandinës.

Me lot në sy, Agron Llakaj foli edhe për betejën e Kostandinës me sëmundjen.

“Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë. Po ju drejtohem me këtë mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betej me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me “thik në zemër” është e vështirë. Motiv ishte Kostandina. Sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

I prekur dhe i emocionuar nga pjesmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër”, shkruan Agron Llakaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *