Views: 1,991
Vapa e tmerrshme në Shqipëri do të nisë që në ditët e para të muajit Qershor.
Termometri sipas meteorologëve parashikohet të shënojë vlera të ngjashme me muajin Korrik dhe Gusht, kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga Arika.
”Te shtunen që futemi zyrtarisht në Qershor presim temperatura 32 – 33 gradë celcius, e diela, e hëna 34 gradë, më pas dhe java tjetër le të themi do të sjellë temperatura shumë të larta, të paktën deri në datën 15 qershor. Qershori starton sikur të jenë temperatura korriku apo gushti ku përgjatë kësaj vale mund të shënojmë dhe vlera 37 gradë në zona të izoluara. Është një masë ajrore nga Afrika e cila po fuqizohet, në fakt do të jetë në Europën Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin“, tha meteorologia.