Do të ketë rrebeshe dhe breshër, meteorologu tregon zonat qe do te preken

Views: 94

Fillimi i kësaj jave duke vazhduar edhe ditën e martë, të mërkurë pritet të sjellë ulje të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të mos i kalojnë 36 gradë celsius.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e hëna do të shoqërohet me vranësira.

Gjithashtu dhe me reshje në orët e pasdites, ku në juglindje do të ketë rrebeshe dhe breshër.

Dita e enjte do të sjellë rënie më të madhe të temperaturave, duke bërë që maksimumet të mos i kalojnë 34 gradë celsius.

Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, por maksimumet nuk do t’i kalojnë 36 gradë celsius.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *