Çfarë ndodh me motin në fundjavë? Sinoptikani befason me parashikimin: Ky qytet do të…

Views: 874

Gjatë fundjavës parashikohet një rritje akoma më e madhe e temperaturave në të gjithë territorin e vendit.

Sinoptikani Hakil Osmani bën me dije se gjatë fundjavës do të na shoqërojnë ditët me diell, ku temperaturat më të larta (37-38 gradë Celcius) do të regjistrohen në qarkun e Beratit.

Hakil Osmani: “Përsa i përket fundjavës, vijon rritja e temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të shkojnë ditën e dielë edhe në 37 apo 38 gradë Celsius dhe mbeten zonat jugore me temperaturat më të larta, qarku i Beratit pritet të regjistrojë temperatura në 38 gradë Celsius gjatë mesditës së ditës së dielë. Po ashtu, vija bregdetare pritet të jetë me temperatura shumë pranë vlerave 34 apo 35 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e sotme edhe përgjatë fundjavës, parashikohet që kthjellimet të jenë dominante pothuajse në të gjithë territorin”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *