LAJM I FUNDIT/ Vdes shoferi në Memaliaj, e zuri poshtë automjeti i tonazhit të rëndë…

Views: 217

Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në Memaliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qesarat, ku një automjet i tonazhit të rëndë që drejtohej nga një 50 vjeçar aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë ai ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej që drejtohej nga shtetasi me inicialet L. N., 50 vjeç, ndërsa udhëtonte në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur. Aksideti ka patur pasoja të rënda për shoferin 50-vjeçar që është bllokuar poshtë makinës sondë, çka i ka shkaktuar humbjen e jetës”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkakun e aksidentit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *