Views: 326
Shqipëria e Mesme po “digjet” nga temperaturat e larta, por kapriçot e motit kanë “surprizuar” pasditen e sotme fshatin Gjinar në Elbasan e cila është përfshirë nga një stuhi e fortë breshëri.
Breshëri sa një “top bejsbolli” ka shkatërruar të mjellat në bujqësi pasi stuhia ka zgjatur rreth dy orë.
Stuhia e breshërit ka dëmtuar kryesisht pemët frutore si mollët dhe kumbullat si dhe në vreshtari, teksa ka shkaktuar dëme dhe tek domatet, specat, patatet dhe fasulet.
Institucionet të pushtetit lokal bëjnë me dije se një grup pune do të ngrihet për të verifikuar në terren dëmet e shkaktuara.