Views: 660
Portali “Kapitali.al” i gazetarit Klodian Tomorri ka zbuluar se biznesmeni i radhës që do të ndërtojë kullën më të lartë të Tiranës është Shkëlqim Beshiri.
Sipas artikullit, Beshiri do të ndërtojë një kullë me 65 kate në zonën e ‘Bulevardit të Ri’ dhe kjo do të jetë ndërtesa më e madhe në Shqipëri. Kjo në rast se nuk do të dalë dikush tjetër që do të ndërtojë një kullë më të lartë në të ardhmen.
Konkretisht, shoqëria ‘Klar Shpk’ ka marrë lejen e zhvillimit për ndërtimin e një objekti me funksion të përzier, banim dhe hoteleri. Struktura është emërtuar “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”.