“Merrni masa!”/ Surpriza, çfarë pritet të ndodhë me motin, mesin e javës tjetër…

Views: 2,772

Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër (17 korrik) me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius.

“Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Për ditën e sotme ne presim rritje të temperaturave kryesisht në mesditë që pritet të shkojnë në zonat e ulëta deri në 42 gradë Celcius. I nxehti afrikan do të jenë prezente në vendin tonë deri në mesin e javës tjetër (17 korirk). Kulmi i të nxehtit pritet të arrihet ditën e hënë dhe të martën të javës së ardhme (15 dhe 16 korrik) ku në zonat e ulëta termometri të shënojë 43-44 gradë Celcius”, u shpreh Besa Sherollari, nga Shërbmi Meteorologjik Ushtarak.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *