Views: 614
I nxehti afrikan vijon të ketë nën kontroll vendin tonë ashtu si edhe thuajse të gjithë vendet e rajonit.
Metereologia Lajda Porja tha se i nxehti afrikan do të qëndrojë në vendin tonë deri më 20 Korrik, më pas do të ketë një rënie graduale të temperaturave.
Zona më shumë e prekur nga temperaturat e larta këto 5 ditët e ardhshme pritet të jetë: Berati, Gjirokastra, Permeti dhe Elbasani.
“Kjo vlerë pritet të qendrojë deri në 20 korrik, por pas të martës do të ketë një ulje shumë të vogël jo shumë të ndjeshme. Pritet që temperaturat të jenë deri në 43 gradë në hije, ndërkohë që në diell nxehtësia ndjehet 4-5 gradë më lart”, tha metereologia Porja.