Views: 532
Fortuna me shi dhe erë të fortë që përfshiu pasditen e së premtes zonën e Cërrikut ka shkatërruar terësisht serat në zonën e Selitës.
Serat janë shkatërruar e së bashku me to, edhe të mbjellat. Stuhia nuk zgjati më shumë se 20 minuta, por mjaftoi të shkatërronte çdo gjë, duke i lënë fermerët në mëshirë të fatit.
Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet. Kapriçot e motit janë prezent në vendin tonë ku pjesa më e madhe e territorit digjet nga temperaturat e larta si pasojë e të nxehtit afrikan, kurse disa zona të veçante “pushtohen” nga rebeshe shiu dhe stuhi e forte.