Views: 233
Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i kryetares së Kuvendit.
Ajo ka marrë fjalën në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar ku tha se do të largohet për arsye shëndetësore.
“Sot mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në kryer të Kuvendit si rezultat i një situatë shëndetësore që ma bën të pamundur mbajtjen e detyrës. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij Kuvendi pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. E mbyll me lutjen të mos spekulohet me largimin tim të pashmangshëm nuk ka asnjë më njerëzore se sa pamundësia që më shtyu të marr këtë akt.”, tha Nikolla.