Views: 73
I gjithë mali i Shëngjinit është në flakë, kështu shprehet deputetja e PD-së në Lezhë, Lindita Metaliaj, teksa ka shpërndarë pamjet tragjike nga vendngjarja.
Ajo thotë se banorët janë evakuar tashmë, po ashtu edhe bizneset, ndërsa fajëson autoritetet për mosveprim në kohë.
Zjarri ka përfshirë kurorën me pisha në qendër të Shëngjinit.
“Afër banesave dhe bizneseve, i gjithë mali i Shëngjinit është në flakë. Banorët janë evakuar, bizneset janë evakuar. Është një situatë tragjike. Shohim vetëm një helikopter që përpiqet me kovë.
Ky zjarr ka rënë prej 72 orësh dhe duhet të ishin marrë masa. Por tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit. Zjarri është ngjitur me banesat, në qendër të Shëngjinit”, shprehet Metaliaj.