Views: 1,048
Kursi i këmbimit të Euros ka vijuar rënien ditën e enjte (1 Gusht). Sipas kursit zyrtar të këmbimit të bankës së Shqipërisë, 1 Euro u këmbye sot me 100.14 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kurse në pikat kryesore të ‘Exchange’ në Tiranë sot 1 Euro u ble me 99.8 Lekë dhe shitet 100.4 Lekë. Në krahun tjetër, Dollari ka forcuar pak pozitat pasi sot blihet me 92.2 lekë dhe shitet 93.2 lekë.
Kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal që karakterizohet nga një prurje e madhe e valutës së huaj. Të dhënat historike tregojnë se kulmi i efektit sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht.