Views: 77
Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 99.86 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.
Me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit e theu në fillim të kësaj jave zyrtarisht pragun e 100 lekëve, ndërsa rënia ka vijuar edhe ditën e martë.
Gjatë muajit gusht, kursi i euros duket se ndodhet nën efektin e presioneve të reja nënçmuese. Pasi rënia vjetore e kursit ishte minimizuar në muajin korrik, kjo rënie tashmë po thellohet përsëri. Sot euro këmbehet me një kurs prej pothuajse 4% më të ulët krahasuar me një vit më parë.
Leku u forcua edhe kundër dollarit amerikan, që zbriti në kuotën e 91.42 lekëve, në nivelet më të ulëta të këtij viti.