Vr,asja e një gruaje 35-vjeçare nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në mes të rrugës shkaktoi zemërim dhe indinjatë në Turqi. Vr,asja ka ndodhur në lagjen Arnavutkioi të Stambollit dhe është regjistruar nga kamera e celularit. Në video shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten duke e qëlluar në kokë. Pasi ajo u rrëzua, ai qëlloi edhe dy të shtëna në drejtim të saj.
Mediat turke raportojnë se çifti ishte i divorcuar prej dy vitesh dhe jetonin të ndarë. Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij për të parë fëmijët e saj. Kur 40-vjeçari nuk ia ka treguar, ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë edhe vr,asjen e saj.
Policia e arrestoi, ndërsa fqinjët tentuan ta dh,unonin atë. Një dëshmitar okular i tha Hurriyet atë që pa: “Gruaja po i lutej burrit të saj: “Çfarë do të ndodhë me fëmijët?” Mos e bëj, mos e bëj”. Ai e shtyu gruan përsëri në rrugë. Atje ai qëlloi në ajër dhe më pas gruan tre herë”, ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar.
“Mos e bëj këtë kopil”, i bërtitën ata.