Views: 875
Shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan kanë shkaktuar të paktën nëntë viktima, përfshirë pesë fëmijë.
Pesë vdekje ndodhën në provincën jugperëndimore të Balochistanit, ndërsa katër u raportuan në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa (KP) në 24 orët e fundit.
“Tridhjetë e nëntë njerëz kanë vdekur në incidentet e lidhura me shiun në provincë që nga 1 korriku, duke përfshirë 19 fëmijë,” -tha një zyrtar nga Autoriteti Provincial i Menaxhimit të Fatkeqësive në Balochistan (PDMA).
Sipas një raporti të PDMA-së, viktimat e fundit i atribuohen goditjeve nga rrufeja, shembjes së çative dhe përmbytjeve.
Moti i keq shoqërohet me shira musonesh dhe mbetje ciklonike.