Views: 3,840
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 kanë hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Ashtu siç deklaroi dhe Ministri i Financave më herët, si rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave buxheti për vitin 2024 u rrit me rreth 27 miliardë lekë.
Referuar tabelave që shoqërojnë ndryshimet, në buxhet, fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar rreth 4.1 milionë lekë të reja dhe bonusi i pensionistëve rreth 3.6 milionë lekë të reja. Ky fond ndahet midis skemave, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Ndarja e bonusit për pensionistët dhe “shuma fikse” sa do të përfitojë secili prej të moshuarve do të përcaktohet në prag të festave nga Këshilli i Ministrave.