Views: 73
Pas të hënës me diell, e marta e sotme ka nisur e zymtë dhe për çështje orësh priten rrebeshe në të gjithë territorin e vendit.
Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se reshjet e shiut do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug dhe më pak në zonat qendrore. Sipas meteorologes, rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër, ndërsa temperaturat do të ulen me dy gradë.
“Dita e ngrysur, nuk ka reshje në kryeqytet. Çështje orësh që rrebeshet afatshkurta në të gjithë Shqipërinë kryesisht në zonat veriore dhe në jug. Më pak në zonat qendrore. Në mesditë ulen me dy gradë temperaturat. Rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër. Termometri do të ketë rënie me dy tre gradë në zonat veriore (25-26 gradë) dhe në jug 28 gradë”, tha Porja.