Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor me të cilin udhëtonin tre persona.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën burrë e grua të cilët udhëtonin me mjetin bujqësor, ndërsa vajza e tyre ka përfunduar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 06:00 në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Policia njofton se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje.